Minxhozi -Lekaj: Të riaktualizohet çështja e portit të Durrësit

E publikuar: 26/10/2017 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

????????????????????????????????????

Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, priti ambasadorin e Shqipërisë në vendin tonë, Qemajl Minxhozi, i cili e përgëzoi ministrin Lekaj për pozitën e re dhe me të cilin biseduan për çështje që u përkasin dhe janë në interes të të dy vendeve, transmeton infosot.

Gjatë bisedës, ambasadori Minxhozi kërkoi nga ministri Lekaj, që me rastin e mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të qeverive të të dy vendeve, të kërkojë që të riaktualizohet çështja e portit të Durrësit, si çështje e interesit të madh për Shqipërinë dhe për Kosovën, aq më parë kur dihet se 75 për qind e mallrave që vijnë nga jashtë dhe që kanë për destinacion Kosovën, kalojnë nëpër portin e Durrësit.

Gjatë bisedës u potencua edhe çështje e rregullimit të rrugëve në zonën e Hasit, që lidhin fshatrat e të dy anëve të kufirit, në mënyrë që të mundësohet qasja më e lehtë në Prizren dhe në qendrat tjera.