KRM “Pastrimi: Shpend Ahmeti ende vazhdon me gënjeshtra t’i mashtroj qytetarët

E publikuar: 26/10/2017 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

KRM “Pastrimi ka reaguar sot ndaj kryetarot të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi sipas tyre ai po lëshon një sërë akuzash të rreme kundrejt Kompanisë për t’u shfajësuar, transmeton infosot.
“ Shpend Ahmeti po e përsërit refrenin e mësuar prej kohësh me akuza drejtuar KRM “Pastrimi-t” dhe Kryeshefit Ekzekutiv Feim Salihu. Në çdo debat televiziv ai drejton një mori akuzash të rreme kundrejt Kompanisë dhe kryeshefit në fjalë për t’u shfajsuar , për të mbuluar mos punën e tij dhe shantazhat e vazhdueshme që i bëri për 4 vjet me radhë. Për 4 vjet me radhë Shpendi i largoi nga puna në Komunën e Prishtinës punëtorët të cilët kanë punuar me vite të tëra dhe në vend të tyre punësoi militant të VV-së, të tjerët vazhdimisht i shantazhoi, presioni ndaj shërbyesve civil ka filluar që nga ardhja e VV-së në krye të komunës.
Papërgjegjshmërinë ndaj qytetarëve, mos punën, keqmenaxhimin Shpendi u mundua të ja hedhë “Pastrimi-t”. Edhe në takimin me përfaqësues të Sindikatës së Kompanisë kryetari ju kishte thënë largone nga puna kryeshefin nëse dëshironi të mos ju largojmë nga puna, shpresoj t’i kujtohet kjo.
Bordi është ai i cili e ka vlerësuar punën dhe rezultatet e Kryeshefit andaj me vota unanime ka zgjedhur prap për kryeshef Feim Salihun.
Shpendi gjatë gjithë mandatit është shtirur si “viktimë” nga njëra anë për pafuqinë e tijë në asamblenë komunale dhe në anën tjetër për pafuqinë e tijë për t’i udhëhequr të gjitha Ndërmarrjet Publike.
Metodat e përdorura për të ozurpuar “Pastrimi-n” i ngjasonin atyre të paraluftës kur okupatori me çdo kusht dhe në çdo formë i ozurponte institucionet tona dhe na pengonte në kryerjen e punëve. Në të njejtën formë veproi Shpendi së bashku me bashkëpartiakët e tij dhe aktivistët e Vetëvendosjes të cilët qëndruan për ditë të tëra para Ndërmarrjes për të penguar punën, i fyejn punëtorët dhe zyrtarët duke i kërcënuar dhe shantazhuar. Qëllimi i Shpendit dhe Vetvenosjes ishte që në krye të Ndërmarrjes ta sillte Alban Krasniqin (bashkëshortin e Albulena Haxhiut) dhe anëtarin e Bordit Bardhyl Noci i cili pas hulumtimeve të Agjensionit Antikorrupsion doli të jetë shtetas i huaj pa nënshtetësi të Republikës së Kosovës ku ndaj personave që e emruan atë kërkua që të merren masat konkrete.
Fajin për krijimin e një gjendje të tillë në kryeqytet nga mbeturinat inerte mundohet t’ia hedhë “Pastrimi-t” duke mos i sqaruar opinionit që largimi i mbeturinave inerte me ligj dhe rregullore nuk i takon “Pastrimi-t” (megjithatë edhe pa kompensimin e vetëm “Pastrimi” i ka larguar me mijëra tonelata të mbeturinave inerte), për largim të mbeturinave inerte Komuna e Prishtinës disa herë gjatë këtij mandati ka shpallur tender dhe ka shpenzuar me mijëra euro (tenderët i janë dhënë kompanive private) dhe prap në qytet kemi pasur një gjendje të njejtë. Me mijëra euro shpenzoi komuna e Prishtinës për tenderin e larjes së kontejnerëve (tender i cili i është dhënë një kompanie private) ndërsa puna në teren nuk është kryer asnjëherë.
Në lidhje me akuzat e Shpend Ahmetit që punëtorët e “Pastrimi-t” kanë qenë pjesë e fushatës, mund t’i themi Shpendit që jasht orarit të punës askush nuk ka të drejtë t’i kufizoj dikuj të drejtat e njeriut për të qenë ose jo pjesë e fushatës ose ndonjë aktiviteti tjetër.
Një sqarim tjetër në lidhje me kandidimin e djalit të Feim Salihut për asamblenë komunale, duhet patjetër t’i përkujtojmë Shpendit që djali i Feimit nuk është punëtor i “Pastrimi-t” por qytetar i lirë i cili ka të drejtë të jetë kandidatë për asamble ose në çfardo pozite tjetër politike ose partiake pa pasur nevojë të kërkoj leje nga Shpend Ahmeti i cili vazhdimisht harron se cilat janë detyrat e tij të përcaktuara për pozitën të cilën e mban edhe për disa ditë, pa pasur të drejtë të merret me jetën dhe veprimtaritë personale të kujdoqoftë”, thuhet në komunikatë.