Të dielën fillon Ora Dimërore

E publikuar: 26/10/2017 11:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Llogaritja dimërore e kohës fillon fundjavën e ardhshme kur të shtunën duke u gdhirë e dielë, në orën tre pas mesnate, shigjetat e orës do të zhvendosen një orë pas.

Kjo do të thotë se koha në orën tre do konsiderohet si ora dy.

Llogaritja dimërore e kohës fillon fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit në mars kur fillon llogaritja verore e kohës.