Miratohet në parim Ligji për buxhetin

E publikuar: 26/10/2017 10:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me 61 vota për, pa asnjë kundër dhe pa asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2017.

Debati për projektligjin për buxhetin e vitit 2017, është zhvilluar dje gjatë tërë ditës, por për shkak të mungesës së kuorumit nuk është votuar mbrëmë.