Privilegj i rrallë, aeroplani fluturon me vetëm një pasagjere (Video)

E publikuar: 26/10/2017 10:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua që pagoi vetëm 46 funte për një biletë aeroplani për në Kretë, ka rrëfyer për eksperiencën e saj të jashtëzakonshme, të të qenurit pasagjerja e vetme në bord.

Karon Grieve, nga Dunlop në Airshajër, e përshkroi fluturimin e saj nga Glasgou në ishullin grek, që normalisht mban 189 pasagjerë, si surreal.

Asaj iu ofrua trajtim VIP pasi dy pasagjerët e tjerë të vetëm që kishin rezervuar bileta në udhëtim, nuk ishin shfaqur në aeroport.

Kompania tha se nuk është e pazakontë që në fluturimin e fundit të sezonit të ketë më pak prenotime biletash se zakonisht.

Grieve, që udhëtonte drejt Kretës për të pushuar atje dhe për të shkruar një novelë, tha se kish qenë menjëherë e dukshme se pasagjerët mungonin kur ish paraqitur në aeroport për udhëtimin e saj.

Ajo rrëfeu se duke qenë se ishte e vetmja pasagjere, i gjithë ekuipazhi e dinte emrin e saj dhe madje edhe kapiteni i drejtohej në emër, transmeton tch.

“Kapiteni ishte fantastik, erdhi dhe u ul përkrah meje ndërsa ndihmësi bëri gjithë kontrollet e nevojshme para nisjes në fluturim. Sa herë që ai bënte një njoftim, thoshte: Karon, tani në krahun e majtë tëndin do të shohësh Kroacinë…më pas fluturuam përmes një stuhie plot me vetëtima dhe ai erdhi dhe u ul përkrah meje…dil në anën tjetër të avionit dhe do të shohësh diçka mahnitëse…gjithçka ishte sureale”, ka rrëfyer pasagjerja fatlume.