Nxënësi therr me thikë shokun në Podujevë

E publikuar: 26/10/2017 09:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Lluga të Podujevës, në një shkollë ka ndodhur një therje me thikë.

“Raportohet se për arsye të panjohura i dyshuari mashkull K-Shqiptar -i mitur ka therur me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar-i mitur, që të dy nxënës në shkollë fillore. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë.