Kompania Ruse e sigurisë Kaspersky pranoi ditën e sotme se softueri i saj kishte marrë mjete hakimi nga Agjencia Amerikane e Sigurisë NSA nga një kompjuter personal në Shtetet e Bashkuara.
Kjo deklaratë e pazakontë erdhi në një moment kur kompania përballet akuzat se ka bashkëpunuar me Kremlinin.
Nga frika e ekzistencës së një lidhjeje të afërt mes Kaspersky dhe Inteligjencës Ruse, autoritetet Amerikane ndaluan përdorimin e antivirusit në kompjuterat e agjencive qeveritare.
Ndërsa kompania ka mohuar vazhdimisht akuzat e ardhura nga përtej Atlantikut, themeluesi dhe CEO i kompanisë shprehej se Kaspersky gjendej në mesin e një beteje gjeopolitike mes Rusisë dhe SHBA-ve.
Marrja e informacioneve besohet të ketë ndodhur në 2014-ën kur produkti mjaft popullor i sigurisë së Kaspersky identifikoi si keqdashës një skedar .zip gjendur në një kompjuter në SHBA.
Duke analizuar këtë skedar, një analist zbuloi se përmbante kodin e atij që Kaspersky do e identifikonte si grupi Ekuacion.
Çështja më pas ishte raportuar tek ekzekutivi Eugene Kaspersky i cili kishte kërkuar që kopja e tyre të shkatërrohej.
Menjëherë pas këtij urdhri, skedari ishte shkatërruar dhe Kaspersky tha se informacionet e as kodi nuk është ndarë me asnjë palë të tretë megjithëse media Amerikane thonë se ky mjet hakimi ka përfunduar në duart e Rusëve.
Kaspersky nuk dha informacion nëse kompjuteri i përkiste një punonjësi të NSA-së i cili kishte marrë me vete në kompjuterin e shtëpisë të dhëna sekrete.
Por Kaspersky thotë se nuk ekzistojnë provat të hakimit nga inteligjenca Ruse me përjashtim të Izraelitëve.
Zbulimi i grupit Ekuacion, ishte një prej arritjeve më të bujshme të Kaspersky. Softuerët e kompanisë kanë arritur thuajse rezultatet më të larta nga çdo testues i jashtëm. /PCWorld Albanian