Një nënë e dy fëmijë, e cila shpenzonte plot 3 mijë dollarë në vit për të blerë çokollata, ka arritur që të humbë 52 kilogramë.
Charmaine Brooks nga Southampton ishte shumë e pasionuar pas ëmbëlsirave dhe peshonte 115 kilogramë. “Mirror” shkruan se 34-vjeçarja konsumonte rreth 14 lloje të ndryshme ëmbëlsirash çdo ditë.
Por menjëherë pasi e kuptoi se gjithë ky konsumim çokollatash ishte shumë e dëmshme për organizmin e saj, vendosi që të përdorte një dietë të shëndetshme.
“Nuk mund ta besoj sa çokollata arrija të haja. Në fillim ishte e vështirë të hiqja dorë, por jam e lumtur që ia dola. Unë nuk do lejoj që të ma shkatërrojnë përsëri jetën”, tha ajo, transmeton shekulli.
34-vjeçarja ka treguar se çdo tre javë filloi të humbte 6.3 kg, derisa arriti në peshën që e bënte të ndihej mirë.