Haradinaj: Kosova e bekuar që është aleat i SHBA-ve

E publikuar: 25/10/2017 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është e bekuar që është aleat i Shteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai këto deklarime i ka thënë pas takimit që ka zhvilluar me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike, Hoyt Brian Yee.

Haradinaj ka thënë se më zyrtarin amerikan kanë bashkëbiseduar për të ardhmen euro-antlantike të Kosovës, domosdoshmërinë e fuqizimit të sundimit të ligjit, si dhe planeve konkrete të Qeverisë për realizimin e objektivave të saj.

“Republika e Kosovës është shumë e bekuar që është aleat tradicional dhe i përjetshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është shumë mirënjohëse për vëmendjen dhe kontributin e saj të çmuar në vazhdimësi për zhvillimin politik, ekonomik dhe shoqëror të vendit tone”, ka shkruar Haradinaj.