Zbulohet skandali në Sukth, baza ku përgatitet “vdekja” e shqiptarëve

E publikuar: 25/10/2017 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një magazinë me produkte ushqimore të skaduara të cilat hidheshin në treg pasi u ndryshohej etiketa është zbuluar në Sukth të Durrësit.

“Në magazinë bëhej fallsifikimi i produkteve të ndryshme ushqimore. Këto produkte etiketoheshin me etiketa fallco”, informon Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Drejtori i AKU, Durrës, Sefer Sefa i cili ishte në magazinë për të verifikuar kushtet tha se do te merren te gjitha masat ndaj ketij subjekti. .

“Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Durrës do të zbatojë më rigrozitet ligjin dhe do të veprojë me tolerancë zero ndaj subjekteve të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre në shkelje të dispozitave ligjore. Ne si drejtori kemi për qëllim dhe detyrë vendosjen e bazave për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe popullates”, tha ai.