Rrezik terrorizmi, një tjetër shqiptar përjashtohet nga Italia

E publikuar: 25/10/2017 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shqiptar 27 vjeç dhe një maqedonas, rezidentë në provincën e Barit, janë përzënë nga Italia për motive të sigurisë kombëtare.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e Italisë.

Dy personat e përzënë kanë mbajtur lidhje të ngushta përmes rrjeteve sociale me një përdorues interneti maroken, mbështetës i ISIS-it dhe me ekstremistë të tjerë të arrestuar në Kosovë për krime terrorizmi.

Në kompjuterat e tyre janë gjetur përmbajtje të karakterit anti-perëndimor dhe anti-semit.