Një familje nga periferia e Stokholmit të Suedisë, shtëpinë e tyre e kanë mbuluar me xham të trashë prej 4 mm, me qëllim që ajo të jetë e nxehtë, kurse faturat t’ju vijnë me një borxh minimal.
Por, nuk ishte vetëm nxehtësia dhe faturat që detyruan dyshen të mbulojnë shpinë me xham, por edhe dëshira e madhe për të mbjellë në oborr pemë e perime, që gjithashtu i kanë mbuluar në xham, transmeton Telegrafi.
Mary Granmar dhe Charles Sakiloto u kishte ardhur kjo ide në kokë duke shikuar konceptin e arkitektit suedez Bengt Varn nga vitet e 70-ta, të cilën ai e kishte quajtur Naturhus (Nature House).
Një shtëpi të tillë Varn e kishte ndërtuar në Stokholm për familjen e tij, e cila ishte e rrethuar dhe mbuluar me xham.
Ai dëshironte të ruante shtëpinë dhe kopshtin, kurse ujin me rënie të lirë e pastronte. Ujin nga të reshurat e mblidhte për t’u pastruar, larë enët dhe rrobat…
Kurse të gjitha bimët që ishin brenda e pastronin ajrin, dhe kolektorët e diellit e akumulonin energjinë në “rezervuarët” nën shtëpi.
Mary dhe Charles kanë vendosur të ndërtojnë versionin e tyre të Naturhus e njohur ndryshe si “shtëpia natyrë”. Ata gjetën një shtëpi të përshtatshme dhe rreth saj vendosën copëza të mëdha të xhamave, që u kushtuan 70 mijë euro.
Tani edhe përkundër temperaturave të ulëta mund të kënaqen duke qëndruar në tarracën e shtëpisë. /Telegrafi/