Ndër 31 banka të Serbisë, më e vogla ndër të gjitha, Jugobanka në Mitrovicë vite me radhë punon me kapital nën minimumin e paraparë me ligj 10 milionë eurosh, shkruan sot “Danas” i Beogradit, transmeton Koha.net.
Punën e saj të paligjshme e lejon Banka Popullore e Serbisë, e cila e ka për detyrë të zbatojë Ligjin mbi bankat.
Jugobanka ka 11 ekspozitura, tri nga të cilat në pjesën veriore të Kosovës – në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.