Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si njeriu që shiti dëshmitaren e mbrojtur të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Duke folur në seancën e Kuvendit, ish-kryeministri u shpreh se është Edi Rama ai i cili e shiti oficeren e policisë që ka dëshmuar:
“Për të informuar Kuvendin dhe shqiptarët se njeriu që ka shitur dëshmitarin e mbrojtur të Prokurorisë, oficeren e Policisë, ka vetëm një emër dhe ai është Edvin Kristaq Habili, i cili, pasi mori foton nga Bledi Habili, pasi mori foton e dokumentave, shkoi me vrap në zyrën e Fatmir Xhafës dhe atje identifikuan personin, tradhëtuan duke shkelur sekretin më të rëndë shtetëror. Sepse ka lidhje me çështjen,” tha në sallën e Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha.

















