Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, njëkohësisht edhe deputet i PS-së ka mbajtur një fjalë të shkurtër në seancën e parlamentit ku do të votohet për imunitetin e tij dhe për ti dhënë leje prokurorisë për hetim dhe arrestim.
Deputetët janë me dy raporte, një nga mazhoranca që kërkon vetëm hetimin, ndërsa opozita kërkon që të votohet kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e Saimir Tahirit.
Por ku ndodhet Saimir Tahiri?
Ai ishte në sallën e parlamentit ku mbajti edhe një fjalë të shkurtër, duke thënë se pret çdo vendim. Por ai ka vendosur që të mos e presë vendimin në sallë.
Sapo ka mbajtur fjalën e shkurtër, deputeti është larguar nga salla, për në kafe ku do të presë vendimin e deputetëve të Kuvendit.















