Teoria për lumturinë e Ajnshtajnit del në ankand, shitet për 1.3 milion dollarë (Foto)

E publikuar: 25/10/2017 01:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërsa teoria e Albert Ajnshtajnit për lumturinë mund të jetë relative, ajo solli 1.3 milionë dollarë në një ankand në Jerusalem.

Mendimet e shkencëtarit fitues të Nobelit, në një shënim të shkruar me dorë, mund të mos jenë aq të famshme sa teoria e relativitetit të tij, por ato ende hedhin dritë mbi një nga mendjet e mëdha moderne.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një Shtëpi ankandi e cila tha se Ajnshtajni i shkroi shënimin në gjermanisht një shërbëtori hoteli ndërsa ishte në udhëtim në Japoni në vitin 1922, pasi nuk kishte para për t’i dhënë atij një bakshish.

Ajo thotë: «Një jetë e qetë dhe modeste sjell më shumë lumturi sesa ndjekja e suksesit e kombinuar me shqetësim të vazhdueshëm».

Siç thuhet më tej, oferta e së martës filloi me 2.000 dollarë dhe shpejt u përshkallëzua. Fituesi nuk dëshiron që ta zbulojë blerësin apo shitësin.

Ajnshtajni fitoi çmimin Nobel në fizikë për teorinë e tij të relativitetit. Ai vdiq në vitin 1955. /Telegrafi/