Ditën e djeshme, portali i njohur i lajmeve të Android, Android Authority, publikoi një imazh që besohet se i përket gjeneratës së re të flagshipit të OnePlus, modeli 5T.
Ky telefon pritet të jetë i pari me ekran i cili mbulon pjesën më të madhe të panelit ballor të pajisjes që i jemi referuar vazhdimisht si “ekran pa skaje.”
Nga ajo që mund të shohim bazuar në fotot e paraqitura, arrijmë në konkluzionin se OnePlus 5T do të ketë një kasë me dizajn të ngjashëm me OnePlus 5 karakterizuar nga një boks në fund të tij dhe skaje të lakuara.
Ekrani pa skaje do të zhvendosë skanerin e shenjave të gishtërinjve në pjesën e pasme të telefoni, potencialisht afër kamerës.
Telefoni i ri i OnePlus raportohet se do të ketë ekran 6.0 inç me rezolucion 2,160 x 1080p nga 5.5 inç 1080p që zotëron flagshipi OnePlus 5.
Në testime OnePlus 5 ka rezultuar një telefon i shkëlqyer, me performancë të lartë, sistem të mrekullueshëm kamerash të dyfishta dhe jetëgjatë të lartë baterie për më pak se 500 dollar.
Nëse kompania vijon të ruajë këto cilësi edhe me flagshipin e radhës, reputacionin e saj e presin ditë të mira. /PCWorld Albanian