Hipopotamët zakonisht nuk konsiderohen kafshët më energjike. Por kur njëri prej tyre është në rrezik, mund të jeni të sigurt se instinktet e tyre mbrojtëse do të trazohen.
Dhe kjo, përcjell Telegrafi, mund të vërtetohet në disa pamje të publikuara të cilët bëhen bashkë për të mundur një krokodil, i cili po kërcënonte të vegjlit e tyre.
Bëhet fjalë për një grup prej më shumë se 30 hipopotamëve që shihen duke luftuar me një krokodil dhe duke e mbajtur nën ujë, ndërsa dy të vegjlit e tyre janë të strehuar në sfond.
Kur krokodili rishfaqet nga uji pranë dy të vegjëlve, njëri prej të rriturve është i shpejtë për ta kapur atë në dhëmbë dhe për ta futur përsëri në ujë.
Harish Kumar, një sonograf 71-vjeçar në pension, i cili regjistroi pamjet tha se të vegjlit ishin shpëtuar, por krokodili më vonë u largua i padëmtuar. /Telegrafi/