Ardian Gjini i AAK-së ka akuzuar kundërkandidaten për kryetar të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, se në periudhën e saj si kryetare i ka dhënë tender edhe bashkëshortit të saj.
“Krejt Gjakova e dinë që burrin e ki biznes partner edhe në kompaninë që i bën kamerat, edhe nëpër diskoteka”, ka thënë Gjini duke mos dhënë emër të ndonjë kompanie.
“Ti ja ke zhvat qytetarit të Gjakovës një gjysmë milioni euro për m’i dhënë leje ndërtimi familjes tënde”, shtoi tutje ai.
E menjëhershme ka qenë reagimi i Kusari-Lilës që ka thënë se Gjini duhet të kërkojë falje për “akuzat e rrejshme”.