Një “oficer policie” kishte qenë i vëmendshëm dhe i ëmbël pasi ata kishin kontaktuar për herë të parë nëpërmjet një aplikacioni telefonik.
Dhe brenda javëve të takimit ballë për ballë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ata ishin bërë një çift.
Madje ata folën për orë të tëra në telefon, veshën pizhame të njëjta dhe blinin dekorata të Krishtlindjeve së bashku.
Gjithashtu, Jay i dërgoi Zaras një fotografi të vetes, i veshur me uniformën e policisë.
Ajo kaloi tri vitet e ardhshme duke menduar se ata ishin në dashuri dhe planifikonin një të ardhme të lumtur së bashku. Por e vërteta, të cilën e zbuloi më vonë, ishte e tmerrshme.
Jay ishte në të vërtetë duke bërë një jetë të dyfishtë sekrete, ajo pretendon – ai kishte qenë në një marrëdhënie me një grua tjetër për gjashtë vjet dhe jetonte me të.
Në mënyrë tronditëse, ai gjithashtu kishte gënjyer për të qenë një polic.
Gruaja e re thotë se ajo zbuloi të vërtetën e tmerrshme të gënjeshtrave të të dashurit të saj pasi “gruaja tjetër” e kontaktoi atë nëpërmjet Instagram-it në tetor të vitit 2015.
Ato komunikuan para se të dakordoheshin që të aranzhonin një takim të përbashkët me të dashurin e tyre.
Pas kësaj, në mënyrë të jashtëzakonshme, pas takimit dramatik, ato formuan një miqësi të pazakontë.
Gratë e guximshme kanë folur për përvojat e tyre, duke paralajmëruar të tjerët për pasojat psikologjike dhe emocionale të përvojave të tilla.
Ato thonë se ishin të dy të udhëhequra për të besuar se Jay ishte partner i tyre afatgjatë – por, në realitet, ai i kishte mashtruar me gënjeshtra dhe premtime të thyera. /Telegrafi/