Enkelejd Alibeaj nga selia e PD-së ka zhvlerësuar sot, dokumentin “e pafajësisë” që deputeti socialist Saimir Tahiri ka paraqitur sot para medias për akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria shqiptare.
Alibeaj deklaroi se: Prokuroria italiane ka arrestuar Moisi Habilajn dhe kërkon anëtarët e tjerë të bandës, sepse ata e kanë kryer krimin në territorin e tyre.Por, Prokuroria e Katanias nuk mund të hetojë ish-ministrin që vepronte këtu dhe i hapte rrugën bandës. Kjo është detyrë e Prokurorisë shqiptare dhe pikërisht këtë detyrë Rama dhe Tahiri po e pengojnë duke mos pranuar arrestimin.
Aktakuza e Katanias ka 1800 faqe prova përgjigme që tregojnë përfitimin direkt të Tahirit të miliona eurove nga trafiku i drogës. Çdo qytetar shqiptar do të ishte në burg me ëkto po jo Tahiri dhe arsyeja pse Rama e mbron është se Rama ëhstë i kapur se Tahiri nuk do të rrinte duarkryq po do të nxirrte prova të aferave të tij dhe të afërmeve të tij p.
Ka nisur një sulm të paprecendë kundër prokurorisë shqiptare ku dallon këtu kërcënimin që ka ndaj dëshmitarit për lidhjet e Tahirit me habilajt. Rama i dha kohën e duhur Tahirit të pastronte shtëpinë dhe të zhdukte provat që e lidhin atë me trafikun e drogës. Kuvendi nesër ka ëprgjegjëisnë ose do të marrë në dorë krimin, PD dhe opozita qëndrojnë në


















