Miroslav Ivanoviq, gjyqtari serb i divizionit të Apelit në Mitrovicë, pas dekretimit të bërë nga Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se janë profesionistë dhe se do ta vazhdojnë punën aty ku ka mbetur.
“Ne jemi pjesë e grupit të caktuar që e di punën e vet andaj edhe ky betim është pjesë e kësaj asgjë e veçantë. Kjo ditë është si çdo tjetër, nuk ndjej se po filloj diçka të re por thjesht jeta jonë profesionale po vazhdon aty ku ka mbetur. Shpresoj se s’do të ketë telashe rreth asaj se si dikush do ta përjetojë këtë ditë. Gjithçka është në rregull”, ka thënë Ivanoviq.


















