Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rinovojnë raketat e epokës së fillimit të Luftës së Ftohtë, ndërsa po përgatitet për t’u angazhuar në një konflikt të mundshëm bërthamor për herë të parë që pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Shefi i Shtabit të Forcave Ajrore, gjeneral David Goldfein u shpreh se “bota është një vend i rrezikshëm dhe ne kemi njerëz që flasin hapur për përdorimin e armëve bërthamore”.
“Nuk është më një botë bipolare, ku është vetëm ne dhe Bashkimi Sovjetik. Ne kemi lojtarë të tjerë atje që kanë aftësi bërthamore. Nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme të sigurohemi që ta marrim këtë mision të drejtë”, tha ai për faqen e internetit ushtarake të SHBA.
Goldfein tha se urdhri për kthimin e bombarduesve B-52 në gatishmëri të lartë ende nuk është lëshuar, por u tregoi gazetarëve punën e vazhdueshme ndërtimore në Barksdale Air Force Base në Luiziana.
Ndërkohë mediat amerikane shkruajnë se janë duke u rinovuar bombardues të ngritura nga një pistë prej 11.000 këmbësh, së bashku me një ndërtesë aty pranë që do të strehojë më shumë se 100 anëtarë të ekuipazhit të caktuar për bombarduesit B-52, të cilët kanë qenë në shërbim që nga vitet 1950.
Pavarësisht nga mosha e tyre, Goldfein beson se bombarduesit mund të luajnë një rol në një konflikt modern.