“Çmenduri”: 245 njerëz hidhen së bashku nga një urë (Video)

E publikuar: 24/10/2017 03:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Thrill-seekers” në Brazil kanë thyer rekordin botëror jozyrtar për numrin e pjesëmarrësve në një kërcim “bungee jumping”. 245 njerëz morën pjesë në këtë kërcim duke thyer rekordin e mëparshëm, që ishte 149.

Fjala “bungee” në gjuhën angleze përdoret si një shprehje për gomën apo rripin plastik – një pëlhurë e mbuluar me një kabllo gome me grepa në skaje (litar bungy).

Bungee Jumping sot njihet si një sport ekstrem tejet i famshëm, ndërsa është shpikur nga një ceremoni rituale e quajtur N’gol dhe që përdoret në xhunglat Vanuatu në bregdetin jugor të ishullit Pentekost të Zelandës së Re.

Është krijuar para disa qindra viteve e disa thonë edhe para mijëra, kur një grua e rrahur kishte ikur nga burri i saj Tamale. Ai e kishte gjetur gruan e tij duke u fshehur në një lis të gjatë.

Kur ai kishte filluar të ngjitet lartë, ajo kishte kërcyer, transmeton shekulli. Në agoni për shkak të vdekjes së saj, ai kishte kërcyer pas saj duke i lidhur nyjat e këmbëve. Por Tamale kishte mbijetuar dhe kjo traditë kishte mbetur më pas.

Kërcimet e para moderne të “bungee dumping” janë kryer më 1 prill të vitit 1979 dhe është realizuar nga anëtarët e ‘Oxford University Dangerous Sports Club’ nga ura ‘Clifton Suspension’ në Bristol, nga lartësia prej 76 metrave.

Kërcyesit janë arrestuar menjëherë pas kësaj, por kanë vazhduar me kërcime në SHBA nga urat “Golden Gate” dhe “Royal Gorge”.

Vetëm kur britaniku A. J. Hackett është ngjitur në Kullën Eifel dhe ka realizuar një kërcim “bungee” nga atje në vitin 1987, ky sport ka arritur famën botërore.