Dean Carey është arrestuar nga forcat e rendit në Cardiff të Wales, pasi pamjet ku ai hapë çelësin e biçikletës brenda një kohe shumë të shkurtër, kanë bërë xhiro në rrjetin social.
Madje, 37-vjeçari ia ka dalë të kryente vjedhje për vetëm 40 sekonda, ndërsa tymoste gjatë tërë kohës, transmeton Telegrafi.
Për hajnin e kryer, ai detyrohet të paguajë 700 euro, që është pak më shumë se vlera e plaçkës, si dhe do të mbetet për 16 javë prapa grilave.
Ai u arrestua si pjesë e një operacioni, që ia doli të kapte 43 të dyshuar brenda 24 orëve. /Telegrafi/