Ngjarje e tmerrshme, theret në fyt gazetarja në zyrat e redaksisë

E publikuar: 23/10/2017 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në zyrat e radios “Echo of Moscow” në Moskë, ku një person ka masakruar gazetaren, Tatyana Feldenhauer, duke e prerë atë në fyt.

Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe mësohet se gazetarja po mjekohet në spital jashtë rrezikut për jetën, raporton The Indipendent, transmeton newsbomb.al.

Tatyana ishte zv/kryeredaktore e një prej mediave më liberale në Rusi. Sakaq thuhet se autori i sulmit, ishte një burrë i cili kishte hyrë brenda zyrave dhe u kap nga kolegët e gazetares. Policia mbërriti menjëherë në vendgjarje dhe bëri të mundur arrestimin e agresorit. Një gazetar i radios postoi më vonë në Twitter një foto të tij. Mësohet se autori ka patur një konflikt personal me gazetaren, i cili ende nuk është bërë i ditur.

tatyana-feldenhauer.jpg

autori.PNG