Në një takim që po bën Edi Rama me Policinë e Shtetit ku bie në sy mungesa e drejtorit Haki Çako, Edi Rama ka surprizuar me deklaratat për policinë.
‘Jeni institucioni më serioz në këto 4 vite’,-tha Rama, pikërisht në ditët kur antimafia italiane po kërkon arrestimin e gjithë kupolës së Policisë së Shtetit dhe ministrit të Brendshëm në katër vitet e fundit për përfshirjë në grupe kriminale dhe trafik droge. Pse është i detyruar Edi Rama të mbroje kaq shumë policinë e inkriminuar dhe ministrin tashmë të kapur nga italianet në 51 mijë faqe përgjime?
Kete e di Rama dhe partnerët që duket se së shpejti do ta përballin me të papritura të pakëndshme.
Pjese nga fjala e Edi Rames:
“Nuk jam surprizaur e as befasuar, – tha Rama, – nga sulmet ndaj Policisë së Shtetit këto 4 vjet, por raporti i sulmeve në këto 4 vjet krahasuar me më parë është 10 me 1.
Çfarë ka ndodhur këto 4 vite dhe qysh në fillim të përpjekjes për ta rimëkëmbur Policinë e Shtetit, të gjetur në rrënojat e një braktisjeje të gjithanshme, ka nisur ky sulm konstant. Nuk besoj se duhet shumë inteligjencë për t’i dhënë përgjigje.
Lidhjet dhe influencat në Policinë e Shtetit janë këputur. Ndërkohë që jo rastësisht, pavarësisht kësaj furie që ngrihet dhe ulet, por kurrë nuk qetësohet, Policia nga institucioni më i pabesueshëm, bashkë me Gjykatat dhe Prokurorinë, për 2 vjet me radhë ka dalë në anketimet e KE, si institucioni më i besueshëm.


















