Isa Mustafa ka bërë diçka të parregullt gjatë votimit

E publikuar: 22/10/2017 10:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, pak më parë ka kryer të drejtën e tij për të votuar, shkruan Gazeta Blic.

Mirëpo, gjatë këtij procesi është vërejtur diçka e cila nuk është e lejueshme.

Mustafa ka votuar me ID të Universitetit, e një gjë e tillë sipas KQZ-së siç duket nuk është e lejuar pasi dokumentet e vlefshme për votim janë Letërnjoftim, Pasaporta, patentë shoferi, Certifikata e lindjes, të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut.