Ahmeti: Dita e mirë, besojë edhe mbrëmja do të jetë e mirë (Foto)

E publikuar: 22/10/2017 10:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i VV-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka votuar në qendrën e votimit në shkollen fillore “Faik Konica”.

“Koha e mirë, andaj i ftojë qytetarët që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar . Unë u ndijta shumë mirë, janë 5 minuta punë për katër vitet e ardhshme. Të gjithë jemi të barabartë, burra, gra, vajza, pleqë e të rinjë. Besojë se edhe mbrëmja do të jetë e mirë.”, ka thënë ai pas procesit të votimit./Indeksonline/