Daka nuk pret të ketë parregullsi gjatë zgjedhjeve të sotme

E publikuar: 22/10/2017 08:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka votuar në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Ajo tha se bazuar në informatat që posedon, çdo gjë ka qenë në rregull gjatë hapjes së vendvotimeve nëpër tërë territorin e Kosovës.

Madje, ajo shtoi se as në veri të vendit nuk pret që të ketë ndonjë parregullsi pasi që, siç tha ajo, Policia e Kosovës ka planin e veprimit.