Barcelona ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Malagas.
Është sulmuesi spanjoll, Gerard Deulofeu, i cili ka shënuar një gol të bukur me thembër për epërsinë 1-0.
Goli i spanjollit erdhi në minutën e dytë të takimit pas asistimit të Lucas Digne.
Megjithatë, goli edhe pse u pranua ishte i parregullt.
Topi i harkuar nga mbrojtësi francez kishte kaluar vijën fundore. /Telegrafi/


















