Një muaj nga debutimi dhe iOS 11 është instaluar në 54.49% të pajsijeve sipas të dhënave të grumbulluara nga Mixpanel.
iOS 11 u prezantua për herë të parë më 19 Shtator ndërsa adoptimi ka qenë më i ngadaltë krahasuar me iOS 10. Një javë nga debutimi iOS 11 ishte instaluar në 25% të pajisjeve ndërsa pas dy javësh shkoi në 38.5%.
Pas tre javësh i ngrit në 47% duke parakaluar me sukses iOS 10 ndërsa diferenca mes dy versioneve zgjerohet dita ditës.
Ndërsa sot iOS 11 është instaluar në afro 55% të pajisjeve, iOS 10 mbetet i instaluar në 39.17% dhe vetëm 6.35% vazhdojnë në version të vjetra të sistemit operativ.
Apple ka publikuar tre përditësime të vogla në iOS 11 për të adresuar problemet e shfaqura. Më i fundit ishte iOS 11.0.3 i cili adreson problemet e zbuluara gjatë debutimit si “feedback-u” haptic dhe ekranet që nuk përgjigjen.
iOS 11.0.2 adresoi një problem me audion gjatë telefonatave. Megjithatë pritet që adoptimi i vërtetë të fillojë me iOS 11.1 ku do të mbërrijnë emoji të reja dhe Apple Pay Cash. /PCWorld Albanian