Presidenti i parë i Kroacisë Franjoi Tugjman dhe presidentja aktuale e këtij vendi Kolinda Grabar – Kitaroviq e kanë dekoruar me dy mirënjohje heroin e Kosovës Xhelal Hajda-Tonin.
Xhelal Hajda – Toni ka marrë pjesë në luftën atdhetare kroate dhe atje është shquar për trimëri, organizim e sakrificë.
Për këto cilësi, ai është dekoruar me mirënjohjet për trimëri dhe heroizëm, transmeton koha.net.
Dekoratat iu dorëzuan familjes së të ndjerit në Rahovec.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast nga OVL e Rahovecit, u tha se Xhelal Hajda -Toni nuk sakrifikoi asgjë as për lirinë e të tjerëve, ndërsa për vendin e vet, Kosovën, e dha jetën.
Toni u lind më 19 korrik 1967.
U vra në përballje me forcat pushtues serbe në mbrojtje të Rahovecit më 6 nëntor 1998.
Për Tonin dhe veprën tij atdhetare, gjatë ceremonisë së dorëzimit të dekoratave nga Kroacia folën profesori dhe atdhetari Sabahudin Cena si dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.