Arrestimi i Tahirit, Meta: I uroj jetë të gjatë Gjykatës Kushtetuese!

E publikuar: 20/10/2017 09:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit Ilir Meta nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me çështjen “Tahiri” sot. I pyetur nga mediat para se të hynte në konferencën kushtuar 25-vjetorit të Gjykatës Kushtetute, Meta tha: “I uroj jetë të gjatë, Gjykatës Kushtetuese!” dhe është larguar.

Vetë një natë më parë në Opinion, Tahiri e akuzoi Metën se pasi u kap duke numëruar “7-përqindshin”, ishte bërë President dhe se ai kishte zgjedhur ta kishte “armik”.