Lirohet Enver Sekiraqa

E publikuar: 19/10/2017 19:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata e Apelit ia ka ndërperë masën e paraburgimit të akuzuarit për pjesëmarrje në vrasjen e policit Triumf Riza.
Sekiraqa është liruar para një ore nga paraburgimi. Ai ishte i dënuar nga shkalla e parë me 30 vjet burg.

Avokatja e Enver Sekiraqes, Kosovare Kelemendi, i ka thënë Insajderit se është njoftuar me telefon nga EULEX-i se klientit të tij Sekiraqes i është ndërruar masa e baraburgimit në arrest shtëpiak.

Klemendi ka thënë se nuk e ka marr aktgjykimin e Gjykatës së Apelit mirëpo në bazë të praktikës kuptohet që lënda e Sekiraqes është Aktgjykimi kundër shkallës së parë është prishur dhe është kthyer në rigjykim.