Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
Thaçi ka thënë se Bullgaria në vazhdimësi ka qenë mbështetëse e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike, shkruan Indeksonline.
Thaçi ka njoftuar pas takimit se me Ekaterinën u pajtuan që të kenë një bashkëpunim të madh ekonomik dhe rritje të investimeve.
“Bullgaria në vazhdimësi ka qenë një mbështetëse e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike. Me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, u pajtuam që të kemi një bashkëpunim më të madh ekonomik dhe rritje të investimeve. HTH” thuhet ne postimin e tij në facebook./Indeksonline/

















