Lëvizja Vetëvendosje u gjobit me 7500 euro nga PZAP për shkak të uzurpimit të hapësirave publike. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kishin paraqitur ankesa ndaj VV’së se kishte zënë hapësira publike, të cilat u morën parasysh.
Historia e kioskave të Lëvizjes Vetëvendosje, me të cilat kanë zënë hapësirat publike, po vazhdon përgjatë gjithë fushatës. Edhe pse para disa ditës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dënoi VV’në me 5100 euro për shkak të kioskave, ky subjekt refuzoi t’i largoi ato.
PZAP sot ka pranuar si të bazuara ankesat e LDK’së dhe PDK’së, duke e gjobitur Vetëvendosjen më 7500 euro
Gjoba duhet të paguhet brenda 15 ditëve, ndërsa PZAP kërkon nga VV që kioskat t’i largojë brenda 24 orëve.
Lëvizja Vetëvendosje edhe më tutje vazhdon t’i mbajë kioskat të pozicionuara në hapësirën para Katedrales Shën Tereza, në sheshin Zahir Pajaziti, në Pejton, para New Bornit dhe në oborrin e objektit të Post-Telekomit. /Express/


















