Ministri Sefaj priti në takim ambasadorin gjerman

E publikuar: 19/10/2017 11:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Heldt.

Në këtë takim ambasadori gjerman i uroi ministrit Sefaj pranimin e detyrës së re si ministër i Punëve të Brendshme dhe premtoi se shteti gjerman do të vazhdojë të jetë përkrahës në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, shkruan infosot.

Gjatë këtij takimi në veçanti u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave. Ministri Sefaj e falënderoi ambasadorin gjerman për përkrahjen dhe mbështetjen diplomatike të qeverisë gjermane për Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi mes të këtyre dy shteteve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.