“Furtunë” në Elbasan dhe Lushnje, Haki Çako shkarkon të gjithë drejtuesit e policisë

E publikuar: 19/10/2017 10:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Valë shkarkimesh kanë nisur sot në drejtorinë rajonale të policisë së Elbasanit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka urdhëruar shkakrimin e drejtuesve të policisë së Elbasanit.

Kjo “furtunë” mendohet se ka lidhje me ngjarjet e fundit në Elbasan, përfshirë edhe incidentin e zv.drejtorit të policisë, Gjergj Oshafi, makina e së cilit u përplas nga një Audi i blinduar në hyrje të tregut agro-ushqimor.

Po ashtu, shkarime priten edhe në komisariatin e Lushnjes.