Transporti me kamionë të 10 tonëve me drogë (Video)

E publikuar: 19/10/2017 10:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth orës 03.00 të mëngjesit të së enjtes ka mbërritur në ambientet e komisariatit të policisë Vlorë droga e sekuestruar në fshatin Babicë e vogël.

Aksioni nga krimet e rënda që u mbështet nga Delta Force si dhe Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë nisi rreth orës 22.00 të mbrëmjes së 18 tetorit.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka postuar në profilin e tij Facebook një video, ku shihen kamionët duke transportuar drogën.

“Ja si u transportuan nga Babica e Vogel ne komisariatin e Vlores, ne ora 03:00, me nje kamion dhe nje furgon 10 tonelata droge!”, ka shkruar Berisha.