Ish deputeti që e ‘’dashuron’’ Lunaçekun

E publikuar: 19/10/2017 09:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Ulrike Lunaçek, po del të jetë mjaft e dashur për ish deputetët e Kuvendit të Kosovës. Për të shprehur këtë ‘’dashuri’’, ata nuk po ngurojnë ta shfaqin edhe në rrjetet sociale.

Ish deputeti nga radhët e minoriteteve Kujtim Paçaku, në një fotografi të postuar në faqen zyrtare të Lunaçekut i ka reaguar asaj me simbolin e dashurisë, shkruan Sovrani.Info.

Lunaçek nuk ka arritur të zgjedhet në parlamentin austriak në zgjedhjet që u mbajtën së fundi. Ndërkohë ajo si eurodeputete dhe raportuese për Kosovën ka qenë një përkrahëse e madhe e liberalizimit të vizave dhe proceseve demokratike të Kosovës. /Sovrani.Info/

pacaku1-300x219