Një tjetër shqiptar i kërkuar nga drejtësia italiane është vënë në pranga nga policia shqiptare. Këtë herë arrestimi është bërë në Tiranë.
Në pranga është vënë Tafil Vokrri, 56 vjeç, banues në Kavajë.
Ky person është i shpallur në kërkim pasi, Gjykata Catanzaros / Itali, me vendimin e datës 02.11.2005, ka lëshuar urdhrin e kërkimit ndërkombëtar, pasi ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për kryerjen e veprave penale ‘pjesëmarrje në organizatë kriminale’, ‘Trafikim i lëndëve narkotike’ dhe ‘Trafikim i armëve të zjarrit’.
Veprimet e mëtejshme po kryen nga Specialistët e Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shtetit Italian.


















