Hysni Hoxha thotë se është dashur të shpërblehej e jo të akuzohej

E publikuar: 19/10/2017 08:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Hysni Hoxha, ka “ironizuar” me akuzat kundër tij, të mërkurën, gjatë marrjes në pyetje para Gjykatës Themelore të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Ka thënë se për veprimet që i ka ndërmarrë sa e ka drejtuar këtë organ është dashur të shpërblehej e jo të akuzohej.

“Prej veprimeve të mia nuk është dëmtuar askush, bile është kursyer buxheti i Kosovës. Po të kishim institucione të drejta unë është dashur të shpërblehesha e jo të akuzohesha”, ka theksuar ai.