Një grua amerikane u bë një princeshë afrikane muajin e kaluar kur u martua për një nga anëtarët e familjes mbretërore të Etiopisë – pasi u takua me burrin e saj të ardhshëm në një klub nate.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Ariana Austin, 33 vjeç, u martua me avokatin 35-vjeçar Joel Makonnen, një stërnip i Haile Selassie I, perandorit të fundit të Etiopisë, më 9 shtator në Maryland.
Çifti u martua 12 vjet pasi u takuan për herë të parë në katin e valleve të klubit të natës në Uashington.
Makonnen ka thënë se që në momentin që e kishte takuar, i kishte thënë se donte të takohej me Austin.
“As pesë minuta më vonë, unë thashë, ‘Ti do të jesh e dashura ime’”, rrëfen ai.
Ndërsa Makonnen nuk i tregoi menjëherë Austin për familjen e tij, e vërteta mbi trashëgiminë e tij doli kur ata filluan ta merrnin lidhjen seriozisht dhe kjo është diçka që e fascinon Austinin.
Ajo duket e ngazëllyer të jetë pjesë e një familjeje që gjurmon rrënjët e tyre te Mbreti i Biblës Solomon dhe Mbretëresha e Shebës.
Të dy u martuan muajin e kaluar në një martesë etiopiane ortodokse që përfshinte 13 priftërinj në Temple Hills, Maryland.
Nusja dhe dhëndri kishin veshur kurora dhe kapele në ceremoni, duke i bërë ata të dukeshin si “mbretër” të vërtetë. /Telegrafi/