Luan Rama: Doli se radarët i kontrollonin trafikantët

E publikuar: 18/10/2017 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka ndarë shqetësimin e tij me qytetarët se kjo qeveri e bëri Shqipërinë, turpin e NATO-s, tani që nga përgjimet italiane u zbulua se radarët e monitorimit të detit kontrolloheshin nga trafikantët e drogës.

“Kam dy muaj që denoncoj publikisht dhe politikisht faktin që radarët e Forcave Detare dhe ato të Policisë së Shtetit nuk kanë qenë në punë që prej vitit 2014, – shkruan Rama sot, – por asnjë institucion shtetëror nuk ka reaguar! Te gjithë kanë heshtur, të gjithë vazhdojnë të heshtin! Dhe ja ku na del nga përgjimet e publikuara, se radarët e shtetit i kontrollonin trafikantët e pushtetit!

Forca e shembullit: qeverisja e krimit dhe e trafikantëve e ka bërë Shqipërinë turpin e NATO-s!

Për t’ju shërbyer trafikantëve, është cënuar rëndë siguria kombëtare, është cënuar rëndë standardi i sigurisë së NATO-s n? hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë!”