Microsoft ka shkelur ligjet për mbrojtjen e të dhënave të konsumatorit thanë autoritetet Hollandeze për mënyrën sesi sistemi operativ Windows përpunon të dhënat personale.
Autoriteti Hollandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPA) tha gjithashtu se përdoruesit nuk janë informuar qartësisht rreth të dhënave që gjigandi i teknologjisë përdor.
Përdoren të paktën katër milion pajisje aktive Windows 10 në Hollandë thanë autoritetet. Nga ana tjetër reagoi Microsoft duke thënë se prioriteti kryesor i kompanisë ishte përputhshmëria me ligjet Holandeze.
DPA kërcënoi me sanksione nëse Microsoft nuk adreson problemet megjithatë nuk dha informacion se për çfarë bëhet fjalë.
Raporti i publikuar prej tyre thotë se përdoruesit e Windows 10-ës nuk kanë kontroll mbi të dhënat e tyre si rezultat i qasjes që aplikon Microsoft.
“Mesa duket sistemi operativ i Microsoft përgjon çdo hap që hidhni në kompjuterin tuaj,” kishte thënë një drejtues i lartë i DPA-së.
Në një postim në blog Microsoft tha se përditësimi më i fundit u jepte shansin përdoruesve për të mësuar më shumë rreth kontrollit të privatësisë.
Gjithashtu kompania pretendon se ka informuar përdorues në dokumente specifika për mënyrën sesi përpunohen të dhënat e tyre përfshirë informacionet rreth performancës së pajisjet dhe aplikacioneve të instaluar.
“Windows grumbullon të dhëna të cilat i shërbejnë vetëm nevojave dhe interesave të përdoruesve,” shprehej shefja e privatësisë pranë grupit të Windows dhe Pajisjeve në Microsoft.
Gjigandi i softuerit gjithashtu ka refuzuar disa prej pretendimeve të DPA-së. /PCWorld Albanian