Policia e Fierit ka arrestuar Erald Xhukiçin, një 34 vjeçar, banor i lagjes Kryengritja në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim për “Shfrytëzim prostitucioni”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier kishte vendosur masën “Arrest me burg” për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga Neni 114 i Kodit Penal.
Ky shtetas ka shfrytëzuar për prostitucion shtetasen D.M, 30 vjeçe, banuese në Fier.

















