Disa klinika në Kinë, po inkurajojnë djemtë të luajnë video-lojëra gjatë procesit të synetisë, në mënyrë që ata të jenë sa më të qetë.
Madje, për të larguar vëmendjen nga operimi, atyre po u kërkohet të arrijnë rezultatet më të mira, që të paguajnë sa më pak, transmeton Telegrafi.
“Mbreti i Lavdisë”, është loja virtuale që e luajnë gjatë intervenimit, ndërsa kush arrin nivelet më të larta lirohet nga pagesa.
Raportohet se në klinikat ku është përdorur ky sistem, rreth prerja ka shkuar me sukses, teksa pacientët janë larguar të qetë dhe pa shqetësim. /Telegrafi/