Dy vetura janë përplasur gjatë ditës së djeshme në fshatin Reshtan të Suharekës.
Raportohet se i dyshuari përderisa ishte duke drejtuar veturën VË Golf, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur veturën Mercedes 22o të cilën e drejtonte viktima mashkull K-Shqiptar.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy vozitësit dhe një pasagjere femër K-Shqiptare të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit.