Saimir Tahiri përfundon në Prokurorinë e Përgjithshme

E publikuar: 17/10/2017 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-minsitri i Brendshëm Saimir Tahiri do të shkojë në Prokurorinë e Përgjithshme. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë prokurorisë.

Tahiri besohet se do të flasë për zhvillimet e fundit në Itali, me arrestimin e Moisi Habilajt dhe përgjimet e zbardhura mëngjesin e sotëm nga mediat italiane.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se Saimir Tahiri ka kërkuar të paraqitet vetë në ambientet e institucionet e akuzës qendrore.